Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s’shihen në sy

Bota

Në Bruksel ka përfunduar takimit trepalësh mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE) në kuadër të dialogut në nivelin më të lartë politik. Në nisje të takimit nuk ka pasur as shtrëngim duarsh, madje as shikim në sy nga ana e Kurtit e Vuçiç. Takimi i sotëm ka pasur ka qenë i ndarë në dy raunde.   • Në ndërtesën e BE-së ku u zhvillua dialogu ka mbërritur edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Borrell ka kërkuar normalizimin e situatës në Veri. • Pas takimit, presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka caktuar një takim me serbët e Kosovës. Takimi është paralajmëruar të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia”. Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve. Së fundmi janë ngritur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të situatës në veri të Kosovës.  • Joseph Borell pas përfundimit të takimit ka deklaruar se sot nuk është arritur asnjë marrëveshje ndërkohë që ishte optimist për takimit e tjera. Ai shtoi se takimet do të rinisin në shtator dhe se si Kurti po ashtu dhe Vuçiç kanë kuptuar se asgjë nuk zgjidhet pa dialog.  • Ky është takimi i tretë i liderëve që është kërkuar nga kryediplomati i BE, Joseph Borell. Një ditë më parë, liderët e Kosovës dhe Serbisë u takuan me sekretarin e përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ia bëri të qartë Vuçiç se nëse situata në veri të Kosovës përshkallëzohet ata janë të gatshëm të ndërhyjnë. • Takimet vijnë pas acarimit të situatës në veri të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit. Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Vendimi i dytë ka të bëjë me ri-regjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian po mbahet dialogu Kosovë-Serbi për t’i dhënë fund zgjidhjes së krizës të krijuar pas vendosjes së reciprocitetit nga ana e qeverisë Kurti që nxiti revolta dhe përplasje në veri të Kosovës.

Teksa Kurti ndodhet në Bruksel nuk i ka munguar as mbështetja nga Kosova pasi të shumtë kanë qenë ata që shkruajnë se janë në mbështetje të tij.

Një nga ata ka qenë dhe analisti politik, Gazim Raci, ish-këshilltari i Edita Tahirit, i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan:

“Qëndro i fortë vëlla”, shkruan ai.

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel, liderët s'shihen

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?