Balliu: Qeveria ndihmon kriminelët të bëjnë vrasje

Aktualitet Intervista

Ishi-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu akuzon qeverinë si të përfshirë në luftën e bandave në vend, duke favorizuar njërin apo tjetrin grupim mafiozësh.

Sipas Balliut qeveria madje edhe i ndihmon bandat në kryerjen e vrasjeve. Në “News24” Balliu tha se qeveria ka dijeni për vendndodhjen e kriminelëve por “i lënë të ikin se kanë marrëveshje me ta”.

“Vetë qeveria është e përfshirë në luftën e bandave, qeveria ka preferencat e saj në banda të caktuara dhe i ndihmon të bëjnë vrasje. Mund të ndodhë si në çdo vend që qeveria t’i kapë këta banditë. Në qeverisjen e Sali Berishës janë arrestuar mbi 200 banda, sot ata janë në rrugë.

I vetmi standard që është rritur, është standardi i krimit. Kryemafiozë janë kthyer në biznesmenë. Është shkatërruar hierarkia e Policisë së Shtetit. Në Shqipëri ka një përplasje për territor mes bandave. Qeveria është mëse e informuar dhe qeveria e di fare mirë kush janë dhe ku janë. I lënë të ikin se kanë një marrëveshje me ta”, tha ndër të tjera Balliu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?