Arrestohet autori i vrasjes së 41-vjeçarit në Sarandë

Aktualitet

 

Policia e Sarandës ka arrestuar 24-vjeçarin Xhanelo Tare, autorin e vrasjes së 41-vjeçarit Klodian Bakia mbrëmjen e së mërkurës ne Sarande.

Burime zyrtare nga policia lokale thonë se në pranga ka rënë edhe një bashkëpunëtor i tij. Nuk bëhet ende i ditur emri i bashkëpunëtorit.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1 të qytetit, ku 24-vjeçari nga Laçi, Xhanelo Tare i cili punonte si kamerier në një lokal ka debatuar me viktimën, të cilin më pas e ka goditur 2 herë me thikë.

Një nga goditjet e ka prekur në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?