Pas ditëve të freskëta rikthehet i nxehti afrikan, ja sa do të shkojnë temperaturat nesër në vendin tonë

Te tjera

Vala e të nxehtit do të rikthehet sërish në vendin tonë, pas ditëve të freskëta dhe të shoqëruara me reshje shiu.

Duke filluar nga dita e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga një tjetër valë e të nxehtit me masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore të vendit. Gjithashtu për nesër parashikohet edhe rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1 – 6m/s. Në orët e drekes dhe me pas, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10 – 12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 15 deri 36°C

në zona e ulëta 15 deri 38°C

në zona bregdetare 19 deri 35°C

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?