Kapet “tapë” në timon nga kolegët Polici në Tiranë

Aktualitet

Një punonjës policie në Tiranë është kapur i dehur në timon.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale K.D.,  33-vjeç, i cili gjatë kontrollit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu ai shkaktoi një aksident me makinën e tij tip “Mercedes Benz”, duke shkatërruar infrastrukturën rrugore.

Njoftimi i AMP:

Drejtoria e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor materialet e arrestimit në flagrancë të shtetasit K.D., 33 vjeç, me detyrë punonjës civil me pozicionin Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në datë 16.08.2022, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në rrugën “Sulejman Delvina” ndërsa drejtonte mjetin tip “Mercedes Benz” nën efektin e pijeve alkoolike.

Veprimet proceduriale u referuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?