Shpërthen në flakë banka në Durrës

Aktualitet

Një zjarr është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr.6 në Durrës, në filialin e një banke të nivelit të dytë. Siç shihet dhe nga pamjet, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë disa makina zjarrfikëse dhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.6 të qytetit, në afërsi të shkollës “Nënë Tereza”. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por po ashtu nuk dihet nëse janë shkaktuar dëme materiale në brendësi të bankës.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?