Nëna e 4 fëmijëve rrëmbehet dhe drogohet nga mafia shqiptare në Milano, si i shpëtoi jetën postimi në Facebook

Aktualitet Bota

 

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Milano. Sipas medieve të huaja, një grua hungareze është rrëmbyer nga mafia shqiptare, me qëllim shyfrytëëzim prostitucioni. Ajo fillimisht është rrëmyer dhe më pas droguar.

Megjithatë gruaja ka mundur që të kërkojë ndihmë përmes një postimi të bërë në “Facebook”, në një faqe të hapur për hungarezët që jetojnë në Milano, duke shkruar se është rrëmbyer, droguar e dhunuar dhe se ndodhet e mbyllur në një banesë.

Pas kësaj, një bashkëatdhetare e saj ka arritur që të sinjalizojë policinë, duke bërë të mundur lokalizmin dhe shpëtimin e gruas që kërcënohej vazhdimisht nga tutorët.

Ajo është nëna e katër fëmijëve, e cila ishte detyruar të prostituonte nga një trafikant droge shqiptar. Karabinierët bënë të mundur shpëtimin e saj, ndërsa nuk ka asnjë detaj për autorët.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?