Malltezi: Afera e inceneratorëve, paratë në 4 kompani guacka

Aktualitet Politike

“SPAK ka mbyllur gojën”

Në vijim të pyetjeve për aferën e inceneratorëve demokratët thanë se miliona euro iu dhanë 4 kompanive guackë, të cilat sipas selisë blu janë pa staf dhe pa eksperiencë pune.

“Janë guaca pa staf dhe pa asnjë eksperiencë pune me mbetjet, por të krijuara veç për të fshehur gjurmët e lëvizjeve të parave publike. Të katërta këto kompani kanë të njëjtën adresë (Delflandlaan 1, Queens Toëer – Office 916, 1062 EA Amsterdam) siç e kanë edhe qindra kompani të tjera guacë.”

Malltezi nuk i kurseu akuzat jo vetem ndaj qeverisë, por edhe ndaj SPAK-ut, që sipas tij ka mbyllur gojën duke mos hetuar mbi destinacionin e parave të taksapaguesve shqiptarë. Sipas selisë blu, Kryeministri i ka transferuar paratë e taksapaguesve në drejtim të Zotos dhe Gugalles, ndaj të cilëve ka urdhër arresti ndërkombëtar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?