Ia sekuestruan gjatë bastisjes, FBI i kthen pasaportat Donald Trump
FBI i ka kthyer tre pasaporta ish- presidentit Donald Trump, të cilat agjentët ia sekuestruan gjatë bastisjes së rezidencës në Mar-a-Lago, Florida.
Mediet e huaja bëjnë me dije se dy prej pasaportave janë të skaduara. Trump e quajti bastisjen një sulm të paprecedentë ndaj tij.
Eric Trump, një nga djemtë e e ish-presidentit, tha se kërkimi i FBI-së lidhej me dokumentet e marra nga Shtëpia e Bardhë.
Në një deklaratë për shtyp një zyrtar i FBI shpjegoi:
“Në ekzekutimin e urdhrave të bastisjes, FBI ndjek procedurat e kërkimit dhe sekuestrimit të urdhëruara nga gjykatat, më pas i kthen sendet që nuk kanë nevojë të mbahen për qëllime të zbatimit të ligjit”.