Kur Pirro Dhimën e akuzonin për doping në Olimpiadën e 2004

Sport

Pirro Dhima ishte i ftuar në emisionin “Ert Savvatokyriako” dhe iu referua akuzave që gjatë aktivitetit të tij si shtangist merrte doping. Në vitin 2004, kur ishte edhe Olimpiada, dolën lajme se Pirro Dhima përdorte substanca dopingu.

“Ishte një natë para ndeshjeve. Ishim duke luajtur letra dhe më kujtohet që hyn Panagiotis Spyrou ose një trajner tjetër dhe më thotë “po thonë diçka në radio për ty”. Ndezim radion dhe ai thotë: Zonja dhe zotërinj, Pirro Dhima rezulton me doping dhe nuk është në fshatin Olimpik. Më marrin disa shoqe, më mori atëherë edhe Anastasia dhe më thotë “çfarë po ndodh, çfarë po ndodh ku je?”, i thashë që gjithçka është në rregull”, thotë Pirro Dhima.

Më pas, olimpisti ka sqaruar se i është nënshtruar të gjitha analizave të nevojshme dhe se ka qenë i pastër ndërsa ka treguar se ka telefonuar radion për t’u mbrojtur, por nuk e kanë lejuar të flasë.

“Kisha pesë ditë që isha në fshatin Olimpik dhe kishim bërë dy analiza dopingu në urinë dhe nuk kishte pasur asnjë problem. Hyra në radio aty për aty dhe thashë “Ju lutem më lidhni, me emisionin”. Më thanë se nuk lejohen telefonuesit. “Po ju po flisni për mua”, u thashë, “kur flisni për mua, duhet të flas edhe unë”. Në fund thashë atë që doja të thoja. U thashë në fund se nesër kam ndeshje. Por nga nervat e mia mbaj mend atë natë që nuk kam fjetur deri në 3-4 të mëngjesit.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?