Ish-kryeministri suedez Carl Bildt, drama e Shqipërisë: Klasa e vjetër politike, po përzë mendjendriturit!

Aktualitet

Ish kryeministri i Suedisë, politikani i njohur europian, Carl Bildt, nëpërmjet një shënimi në Twitter ka treguar tragjedinë e vërtetë që po luhet me popujt e Ballkanit Perëndimorë. Sipas tij çështja nuk është do nis apo jo lufta, por problemi  është se të rinjtë dhe intelektualët, po zgjedhin që të braktisin vendin e tyre për shkak të klasës së vjetër politike.

“Në kundërshtim me shumë gjykime sempliste, problemi më i madh i Ballkanit nuk është supozimi se lufta do të shpërthej prapë. Problemi më i madh është, se të rinjtë dhe mëndjendriturit po dorëzohen  duke zgjedhur të largohen në vende të tjera për shkak të klasës politike, që nuk ndahet dot me të kaluarën”, shkruan ai me alarm.

Pavarësisht se ish-kryeministri suedez nuk përmend vende dhe politikanë specifikë, tingëllon sikur ky shënim është frymëzuar nga situata politike në Shqipëri ku ndërkohë që rinia dhe intelektualët po largohen nga vendi, Edi Rama është gozhduar në pushtet, kurse Sali Berisha dhe Ilir Meta kërkojnë të riciklohen./Infopressalbania

Ish-kryeministri suedez Carl Bildt, identifikon dramën e

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?