Përmbyset kamioni në autostradën Tiranë-Durrës. Gruri vërshon në rrugë

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një kamion i cili po tranportonte grurë është përmbysur në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas univormave blu mësohet se rreth orës 14:05 të ditës së sotme, shtetasi A. A., duke drejtuar kamionin të ngarkuar me grurë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Fatmirësisht si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale, ndërkohë nga videot e publikuara shihet se si rruga është përmbushur përlot me grurë.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?