Rudina Hajdari: Amerika nuk është e lehtë
Rudina Hajdari aktualisht po shijon pushimet në Jug të Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe ajo ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zbuluar edhe detaje nga jeta e saj private.
E pyetur nëse luan akoma basketboll, ajo ka thënë: “Momentin që ika në Amerikë e pashë që ishte sport serioz”.
Më tej, e pyetur se çfarë i ka mësuar Amerika gjatë kohës që ka studiuar atje, Hajdari është shprehur: “Jam munduar ti marr me te miren, te jem vetvetja. Amerika nuk eshte e lehte por te ben te jesh njeri punetor dhe te besosh te meritokracia.
Te jesh nie nieri me kembe ne toke dhe te kuptosh qe liria jote vlen deri aty ku i shkelet drejta tjetrit”.