Bota

Zelensky: Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se lufta filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj.

Kjo deklaratë e Zelenskyt ka ardhur vetëm disa orë pas shpërthimeve në bazën ajrore ruse, ku mbeti i vdekur një person.

Zelensky nuk i përmendi shpërthimet, por ia kushtoi fjalimin e tij të natës gadishullit, duke thënë: Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo.

Rusia ka minimizuar shpërthimet dhe një këshilltar i lartë ukrainas mohoi se Ukraina ishte përgjegjëse.

Krimea është zyrtarisht pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti ndërkombëtar e sheh si të paligjshëm. Shumë ukrainas e shohin këtë si fillimin e luftës së tyre me Rusinë.

Të martën, një seri shpërthimesh tronditën bazën ushtarake Saky pranë Novofedorivka, në perëndim të Krimesë, e cila është pranë vendpushimeve bregdetare të njohura nga turistët rusë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?