U nis para pak ditësh nga Ukraina, mbërrin në portin e Durrësit anija me 6 mijë ton grurë

Aktualitet

Ka mbërritur nga Ukraina në portin e Durrësit anija “Jaohar Ranim” me 6 mijë ton grurë. Anija u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.

Në Ukrainë ka disa disa miliona tonelata grurë të bllokuara, e që presin të shpërndahen në të gjithë globin.

Anija do të ankorohet në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit paraditen e sotme, dhe gruri ka mbërritur për llogari të një kompanie mielli në Shqipëri

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?