Porti i ri i Durrësit, Rama: Do jetë një investim mbi 2 miliardë dollarë, do ndryshojë përgjithmonë ekonominë shqiptare

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund vizitës së tij në Turqi, për të qenë i pranishëm në nënshkrimin e memorandumit që do t’i hapë rrugën ndërtimit të portit të ri turistik të Durrësit.

Në një konferencë për media nga Kryeministria, ku i pranishëm ishte edhe biznesmeni i njohur Muhammed El Alabbar, Rama tha se ky investim do të kalojë shifrën e 2 miliardë dollarëve.

Kreu i qeverisë tregoi dhe një episod nga takimi i tij me Rexhep Taip Erdogan në Ankara, duke thënë se presidenti turk i kishte kërkuar të qëndronte pak më gjatë, por e kishte refuzuar pasi do të duhej të ishte i pranishëm në eventin e sotëm.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sot paradite, ishim në Ankara me presidentin Erdogan, patëm një takim shumë vëllazëror si gjithmonë. Dhe ai dëshironte të më mbante pak më shumë, por unë i thashë, kam një arsye shumë të fortë për t’u kthyer që sot në Shqipëri se finalizojmë një punë, nëgociatash, diskutimesh, nganjëherë edhe krisjesh me Mohamed Alabbar. Dhe më në fund jemi gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë ndërtimit të portit më të madh turistik të Mesdheut.

Bëhet fjalë për një investitor me një reputacion të padiskutueshëm, dhe një vullnet që buron nga një miqësi mes Princit Mohamed Bin Zayed dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve. Praninë e menjëhershme në Kukës për t’i ardhur në ndihmë konkrete vëllezërve dhe motrave tanë që po shpërnguleshin nga Kosova.

Mohamed Bin Zayed rikthehet me një shprehje të vullnetit jashtëzakonisht të mirë, duke sjellë këtu investimin që do t’i kalojë 2 miliardë dollarë. Është një investim që vjen si një rrjedhojë e një serie hapash.

Unë kam shifrat e këtij viti që flasin më qartë se çdo fjalim, për vizitorët e huaj, duke përjashtuar ata nga Kosova që tashmë hyjnë të paregjistruar se kemi hapur kufirin. Në qershor kemi patur 604 mijë turistë, përfshirë ata nga Kosova. Sot kemi 807 mijë turistë të huaj, as të Shqipërisë, as të Kosovës. Në korrik kemi pasur 1.1 milionë, sot kemi 1.1 milionë pasaporta të huaja.

Nuk është fjala për baret, teatrot, rezidencat që do të ndërtohen aty. Por me ndërtimin e këtij porti do të rritet vlera e të gjitha hoteleve dhe pronave në Durrës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?