Aktualitet

“Nuk i është ndërprerë në asnjë moment energjia”, OSHEE reagon për vetëvrasjen në Librazhd

OSHEE ka reaguar pas lajmeve të publikuara se vetëvrasja e një 48-vjeçari ditën e some në Librazhd, kishte ardhur si pasojë e varfërisë ekstreme dhe ndërprerjes prej disa muajsh të energjisë elektrike në banesën e tij.

Por OSHEE thotë se diçka e tillë nuk është e vërtetë, pasi banesa është furnizuar dhe vijon të furnizohet edhe sot me energji elektrike. OSHEE shpreh keqardhje që raste të fatkeqësisë personale përdoren politikisht.

Reagimi i plotë i OSHEE:

OSHEE informon opinionin publik se shtetasit F.Ç., i cili është përmendur sot në një konferencë për shtyp nga forcat politike opozitare si i vetëvarur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, në të vërtetë nuk i ështē prerë energjia në asnjë moment. Banesa e shtetasit në fjalë furnizohej dhe vazhdon të furnizohet me energji elektrike.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit F.Ç. me keqardhje vërejmë një përdorim politik abuziv në lidhjen midis OSHEE dhe një rasti fatkeqësie personale.

Megjithë vështitësitē e krijuara në kushtet e një krize të rëndë ndërkombëtare, OSHEE vijon të sigurojë shërbim cilësor për të gjithë qytetatët, duke ju ardhur në ndihmë përmes paketave sociale edhe familjeve në vështirësi ekonomike.

Pavarësisht të gjithë situatës energjetike të rënduar, krizës mbarëbotërore, ku sot megavatori tregtohet me më shumë se 500 euro, Qeveria Shqiptare vazhdon dhe mban të ngrirë çmimin për të gjithë abonentët familjarë dhe kjo është një gjë që nuk e mohon dot askush, as ata që përdorin jetën e qytetarëve për arsyet e tyre politike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania