Kreu Legalist përkujton poetin Havzi Nela
Nga Shpetim Axhami: Poeti disident Havzi Nela.
Pena e Tij himn dhe shpres, e futi në përjetësi!
O LIRI, O VDEKJE.
“Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due,
Me durim dhe shpresë nuk dua të vdesë,
Se jeta dhe vdekja duhen meritue”.
Havzi Nela lindi më 20 Shkurt 1934 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukesit.
Gjithë jeta e Tij ishte një kalvar vuatjesh, por gjithashtu një himn e këmbanë shprese kundër diktaturës.
Prill 1967!
Pasi u lexoi nxënësve të tij poemën “Shko dallëndyshe” ( poezi nga Filip Shiroka)
Havzi Nela, me 26 Prill 1967, bashkë me bashkëshorten e Tij, duke rrezikuar jetët e tyre morën rrugën për të kaluar kufirin dhe u arratisur për nē Prizeren.
Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai shkroi në një copë letre.
“Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun …”
Më 6 maj 1967 jugosllavët e sjellin në doganën e Morinës, bashkë me disa të arratisur të tjerë në këmbim të disa atdhetarëve kosovarë që qeveria komuniste e Enver Hoxhës i’a dorëzoj policisë sekrete UDB.
Më 22 maj 1967 Havzi Nela u dënua me 15 vjet burg, kurse e shoqja me dhjetë vjet burgim.
Më 8 gusht 1975 e ridënojnë duke i shtuar edhe 8 vjet të tjera dhe Qëndroi në qeli deri në 19 dhjetor 1986 kur lirohet.
Më 19 dhjetor 1986 Havzi Nela lirohet nga burgu, i cili kishte filluar më 22 maj 1967, plot 21 vjet burg politik.
Më 12 tetor 1987 e interrnojnë në Arrën, ndërsa në 3 gusht të po këtij viti e arrestojnë.
Mëngjesin e 10 gushtit 1988 Havzi Nela u gdhi i varur në mes të qytetit të Kukësit, me litar në qafë, duar të lëshuara e këmbë të bashkuara.
Tmerri makabër vazhdon edhe me kufomën!
Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë terroristët komunistët e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri.
Ai ishte i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të gjithë të vdekurit.
Ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993, ku pas përpjekjeve të shumta u bë e mundur që të gjendej vendi i ekzekutimit, vend i mbuluar me gurë dhe shkurre pranë fshatit Kolsh, dy kilometra larg nga Kukësi.
Xhelatët që sot dihem, kishin përfunduar aktin më makabër më ç’njerëzorë në emër të diktaturës komuniste, trashigimtarët e tyre gëzojnë edhe sot privilegje pushteti.
Turpi i pseudodemokracisë pluraliste!
Ekzekutimi me varje i poetit disident Deshmorit të Demokracisë Havzi Nela ishte tmerri i fundit komunist në prag të dhënies shpirt shumë shpejt.
Qoftë i qetë në parajsë poeti !