Vritet në Afganistan udhëheqësi i lartë i talebanëve

Bota

Një udhëheqës i lartë, njëherësh themelues i talebanëve pakistanezë u vra të dielën mbrëma në një sulm të organizuar kundër tij.

Talibanët e Pakistanit, të njohur si Tehreek-e-Taliban (TTP), janë përcaktuar nga SHBA si një organizatë e huaj terroriste që vepron si në Afganistan ashtu edhe në Pakistan.

Burimet e TTP i thanë CNN se komandanti i lartë Abdul Wali, i njohur gjithashtu si Omar Khalid Khorasani, u vra së bashku me dy udhëheqës të tjerë të organizatës në një sulm të shënjestruar me IED në provincën Paktika të Afganistanit, e cila kufizohet me Pakistanin.

Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA, Wali ishte udhëheqësi i një fraksioni militant të lidhur me TTP të njohur si Jamaat ul-Ahrar

Nën udhëheqjen e Wali, JuA ka qenë një nga rrjetet më aktive të TTP-së në provincën Punjab, Pakistan dhe ka marrë përgjegjësinë për sulme të shumta në të gjithë vendin.

JuA mori përgjegjësinë për disa nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse në Pakistan, përfshirë shpërthimin e së dielës së Pashkëve të vitit 2016, i cili vrau të paktën 74 njerëz dhe plagosi 362 të tjerë në një park në qytetin e Lahores.

Programi “Shpërblime për drejtësi” i Departamentit të Shtetit ofronte një shpërblim deri në 3 milionë dollarë për informacion mbi Abdul Wali.

Vdekja e tij vjen në një kohë që TTP dhe struktura pakistaneze po punojnë drejt bisedimeve për arritjen e paqes.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?