Kapen edhe 300 kg drogë të tjera

Aktualitet Rajoni
FOTOT/ Mbi 300 kg drogë kapen në një furgon pranë kufirit greko-shqiptar, ja çfarë thotë policia

Më shumë se 300 kg kanabis është kapur nga policia greke disa kilometra larg kufirit greko-shqiptar.

Droga është gjetur në një furgon të braktisur në rrugën “Egnatia” në vendin e quajtur Kalamia, Kozani.

Furgoni është zbuluar pasditen e djeshme, por lajmi është bërë publik këtë mëngjes. Dyshohet se shoferi është larguar pasi furgoni mund të ketë pësuar defekt.

Policia greke deklaratë për shtyp: Kemi sekuestruar brenda në furgon 7 çanta që përmbanin 117 pako me 303 kg 330 gram marijuanë. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur thirrjes tonë për të ndaluar dhe ka braktisur mjetin dje pasdite. Mjeti rezulton i vjedhur në tetor 2019 në Athinë. Janë sekuestruar dhe një çift targash. Po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?