Sarandë, pronari i restorantit ndjek me thikë në dorë klientin

Aktualitet

Një tjetër ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në jug të vendit, ku pushuesit përveç çmimeve të larta vijojnë dhe përballen me arrogancën dhe dhunën e pronarëve të restoranteve dhe hoteleve.

Pamjet që po shihni janë filmuar në një restorant në Sarandë, ku klienti ka patur një përplasje me pronarin, i cili e ndjek në rrugë me thikë në dorë.

Kjo nuk është hera e para që shohim ngjarje kaq të shëmtuara, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest duke terrorizuar klientët në lokalin e tij vetëm pse këta të fundit nuk iu pëlqeu as ushqimi por as çmimi abuzues në faturë.

Total 3 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?