Një tatuazh që paralajmëron problemet shëndetësore

Shendet

Koreanojugorët mund të jenë në gjendje së shpejti te injektojnë një pajisje brenda trupit të tyre e cila ngjan me një tatuazh, që paralajmëron për problemet e mundshme shëndetësore.

Një ekip shkencor është duke studiuar këtë projekt, i cili së shpejti pritet të ketë sukses.

Studiuesit e Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë së Avancuar, në qytetin e Daejeon, në jugperëndim të Seulit, kanë zhvilluar një bojë elektronike tatuazhi të bërë nga metali i lëngshëm dhe nanotuba karboni që funksionon si bioelektrodë.

Duke u lidhur me një pajisje elektrokardiograme (EKG) ose një biosensor tjetër, ky ‘tatuazh’ mund të dërgojë një lexim të rrahjeve të zemrës së pacientit dhe shenjave të tjera jetësore si glukoza, në një monitor.

 

 

Studiuesit kanë për qëllim të jenë në gjendje të mos përdorin biosensors.

“Në të ardhmen, ajo që shpresojmë të bëjmë është lidhja e një çipi pa tel të integruar me këtë bojë, në mënyrë që të komunikojmë ose të dërgojmë sinjale mes trupit tonë në një pajisje të jashtme”,- tha udhëheqësi i projektit, Steve Park.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?