Kreu Legalist, Axhami: Sot, kujtojmë lindjen e Mbretëreshës Geraldinë.

Aktualitet
Shpetim AXHAMI:
1915, 06 Gusht, 2022
Sot, kujtojmë lindjen e Mbretëreshës Geraldinë.
”Dje e admirova Shqiperine, sot e dua ate, nesër shpresoj t’i sherbej asaj”.
“ Une do vdes si një shqiptare, në tokën shqipëtare, në mes të shqipëtarve”
GERALDINA
Mbretereshe e shqiptareve.
Mbretëresha Geraldinë rrjedh nga një familje e vjetër aristokrate Hungareze, kjo familje ishte pjesëmarrëse në krijimin e monarkisë hungareze, nën dinastinë Arpadiane.
Kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës.
Më pas gjyshërit e Saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare. Kontesha Geraldinë iu përkushtua me gjithë shpirt skenografisë, sociologjisë, historisë, letërsisë, etj.
Për shkak të bukurisë së Saj, bardhësisë natyrale dhe veshjes zakonisht me rroba po të të njëjtës ngjyrë, Geraldina u quajt meritueshëm “Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”
Pas martesës me Mbretin ZOG I,
Mbretëresha Geraldinë, gjatë periudhës të qëndrimit në Shqipëri u impenjua maksimalisht për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, sidomos të shtresave në nevojë.
Kontribuoi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet, jetimore etj…
Ajo u impenjua totalisht edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimit të tyre.
Në egzil ajo vazhdoj jetën e saj në krah të Mbretit ZOG I duke dhënë një kontribut të fuqishëm në interes të Kombt Shqipëtarë, në mbarvatjen e punëve brenda Familjes Mbreterore dhe në edukimin e trashigimtarëve të Familjes Mbretërore.
Endrra e saj për të u kthyer në Shqipëri u bë realitet në Qershor të vitit 2002 me kthimin e Familjes Mbrtërore ne Atdhe.
Këtë vit me 1 Shkurt 2022 në Tiranës u vendos busti i Mbretëreshes Geraldinë si një e drejtë e merituar prej saj.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?