Kapet “spiunia” e njohur ruse në tentativë për të hyrë në Kosovë

Rajoni

Sot, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është ndaluar Daria Aslamova. Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares”, shkruan Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

Me profesion gazetare, Aslamova është edhe pjesëmarrëse në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës.

“Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj por edhe se në disa shtete ajo e ka të ndaluar të hyjë për shkak të veprimtarisë së saj. Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj”, shpjegon Sveçla.

Ministri Sveçla e ka lidhur ardhjen e saj në Kosovë me tensionet ditët e fundit në veri të vendit.

“Theksojmë faktin se ajo tenton të hyjë në Republikën e Kosovës një javë pas tensioneve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri të vendit dhe në të njëjtën ditë kur të njëjtat struktura që orkestrohen nga Vuçiç-i kanë shtënë rreth 10 herë drejt zyrtarëve tanë policor”, shkruan ai.

“Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë”, shkruan ministri i Brendshëm i Kosovës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?