Arrestohet biznesmeni shqiptar në Afrikë, akuzohet se përdhunoi një vajzë

Aktualitet

Një biznesmen shqiptar është arrestuar dje në Zimbabve të Afrikës, pasi akuzohet ka përdhunuar një vajzë të re që kërkonte të punësohej në kazino.

Mediat bëjnë me dije se shqiptari Aldo Tuci është arrestuar pasi një vajzë 29-vjeçare ka treguar se më 30 qershor e ka thirrur në kazinonë e tij Greystone Park për t’i ofruar punë.

Por Tuci i ka thënë 29-vjeçares se ajo mund ta siguronte vendin e punës vetëm nëse do të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën pasi ajo nuk ka pranuar ofertën e tij. Vetë vajza ka bërë denoncim në polici pasi u shkarkua nga puna, me arsyetimin se nuk kishte performancë të mirë në punë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?