Plas sherri mes kunatave në Lushnjë

Te tjera

Policia e Fierit njofton se janë regjistruar dy raste të dhunë në familje. Në një prej tyre është proceduar penalisht një 64-vjeçare pasi ka dhunuar kunatën e saj,

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen R. M., 64 vjeçe, banuese në Dushk, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases A. S., 62 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Bluve të Fierit.

Në gjendje të lirë është proceduar edhe një 35-vjeçar, sepse ka dhunuar bashkëjetuesen.

“Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij”, bëhet me dije më tej.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?