Aktualitet

Afera e inceneratorëve/ Kreu i SPAK paralajmëron ndëshkim

Kreu i SPAK, Arben Kraja në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se hetimet për aferën e  inceneratorëve do vazhdojnë deri në fund.

Ai u shpreh se po punohet për dosjet, po mblidhen prova dhe ata që kanë përgjegjësi do të vendosen përpara ligjit.

“Çështja e inceneratorëve është komplekse sepse janë përfshirë shumë institucione që kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti është një volum i madh pune. Ne kemi 3 hetime penale për tre inveneratorë, Elbasanin, Fierin dhe Tiranën.  Për dy të parët në kemi arritur disa konkluzione, që janë publike. Kemi ngritur përgjegjësi penale për disa persona, përfshire edhe zyrtarë, dhe hetimet për inceneratorin e Tiranës do të vazhdojnë deri në fund për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe do përgjigjet kushdo që ka shkelur ligjin

Ne nuk veprojmë mbi bazë të listave, por të provave. Kemi vendosur të rrimë larg opinioneve të politikës. E rëndësishme është të jemi objektiv në vendimmarrje”, u shpreh ai.

I pyetur në lidhje me personat e shpallur non grata nga SHBA, Kraja u shpreh se problemi i korrupsionit në Ballkan, por edhe në Shqipëri është një problem mjaft shqetësues.

Ai tha se është pikërisht mungesa e ndëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë që janë përfshirë në fenomene korrupsioni që çoi në reformën në drejtësi.

“Problemi i korrupsionit në Ballkan, por edhe në Shqipëri është një problem mjaft shqetësues. Është mungesa e ndëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë që janë përfshirë në fenomene korrupsioni dhe për këtë shqetësim në Shqipëri është krijuar një reformë. Është krijuar një strukturë e re, janë ndryshuar shumë ligje dhe kemi dy vite e gjysmë që punojmë për ngritjen e strukturës dhe vijimin e punës.

Padyshim ne bashkëpunojmë me të gjitha strukturat homologe edhe jashtë vendit. Ne kishim një takim me koordinatorin global kundër korrupsionit të emëruar nga sekretari Blinken dhe shkëmbyem mendime për të rritur më tej luftën ndaj korrupsionit. SPAK ka shumë çështje penale në hetim, të bëra publike ose jo. Ne jemi të vendosur për çdo çështje që përfshin zyrtarë të lartë tu shkojmë deri në fund dhe t’i vëmë para përgjegjësisë”, tha ai.

Ndërsa për vizitën në SHBA, Kraja u shpreh se qëllimi ishte që të prezantohej puna e bërë deri tani nga SPAK.

“Qëllimi ishte që të prezantojmë punën e SPAK deri tani. Çfarë kemi bërë dhe ku kemi arritur dhe të hedhim pikët e bashkëpunimit në të ardhmen. Në të gjitha takimet arritëm në konkluzion se ky projekt i guximshëm do shkojë deri në fund. Është filluar nga shteti shqiptar në bashkëpunim me SHBA dhe BE, për krijimin e SPAK po flas dhe në këto kushte do vijojë mbështetja për të vijuar puna për të dhënë rezultate të pritshme”, u shpreh kreu i SPAK.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?