Patriarku serb hyri në Mal të Zi pa kontroll, jep dorëheqjen kreu i policisë kufitare

Rajoni

Shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviq, ka dhënë dorëheqjen sot pasi patriarku serb Porfirije hyri në Malin e Zi pa u kontrolluar dhe pa u evidentuar.

Sipas mediave malazeze, lajmi është konfirmuar edhe kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviq, i cili ka shprehur respektin e tij për Akoviqin për vendimin që mori.

“Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviq, ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo pozitë për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahoviq në Twitter.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?