Identifikohet viktima nga aksidenti i frikshëm në Kavajë

Aktualitet

Është identifikuar viktima që humbi jetën në aksidentin e frikshëm ndodhur sot në Kavajë, në zonën e quajtur ‘Bishti i Zhurit”. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se viktima është Ndriçim Dervishi, rreth 32 vjeç.

Policia në njoftimin paraprake bëri më dije se dyshohej se bëhej fjalë për dy viktima, por sipas gazetarit dhe burimeve nga vendngjarja, bëhet fjalë për një të vdekur.

Aksidenti ndodhi paraditen e sotme, ku mjeti me të cilin po udhëtonte i riu, është përplasur me një kamion.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?