Aktualitet

Rama shpërthen kundër mediave dhe opozitës: Vampirë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për tragjedinë në Himarë.

“Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër, ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar!
Sa për çetat e udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë që kërkojnë ta kthejnë këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike, kjo s’është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, ekspozon shëmtinë e pacipë të shpirtit të tyre!
Uroj edhe njëherë që drejtësia t’i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit për këtë tragjedi!”, shkruan Rama.

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?