Milan e Inter përplasen për yllin kuqezi, në skenë del edhe Kumbulla

Sport

Berat Gjimshiti dhe Marash Kumbulla, dy kolonat e përfaqësueses kuqezi, mbeten objekt dëshirash nga klubet e mëdha në Serie A. Sipas mediave italiane, Gjimshiti ka përfunduar në listën e Paulo Maldinit pasi kuqezinjtë po kërkojnë së fundmi për një qendërmbrojtës. Ylli kuqezi shihet si profili ideal, një lojtar me shumë eksperiencë, si në Serie A ashtu edhe në Champions League.

Pavarësisht se sapo ka rinovuar kontratën me Atalanta-n deri në 2026, Gjimshiti sheh që emri i tij lakohet fuqishëm në Milano pasi për të interesohet edhe Inter. Në fakt, zikaltërit janë interesuar edhe më herët për qendërmbrojtësin. Inter bëri bingo me Asllanin, një arsye më shumë për të besuar te futbollistët shqiptarë.

Gjimshiti

Jo vetëm Gjimshiti, së fundmi mediat italiane kanë lidhur edhe emrin e Marash Kumbullës me një transferim të mundshëm në Milano. Roma është vënë në ndjekje të Federico Dimarco dhe i ka propozuar Interit një shkëmbim me Marash Kumbullën, por ky propozim është refuzuar nga Inter në mënyrë të prerë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?