Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar i revoltuar pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku komisari Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf një 5 vjeçare në breg të detit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe shkruan: PO SI KA MUNDESI?
SI MUNDET QE NUK NDALEN KY SOJ?
Po pse qefin, argetimin e kane gjithnje me skaf, gjithnje ne delir dhe gjithnje jashte kontrolli duke bere dem deri ne krim?!
SA LARG TE QENIT NORMAL I KEMI TE PASURIT TANE! SA LARG!”, shkruan Braçe.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në në plazhin e Potamit në Himarë.
Arjan Tase, aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të
posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Tase ka qenë i pezulluar më herët pasi akuzohej për lejimin e kultivimit të kanabisit, por është rikthyer sërish në krye të komisariatit të Himarës.