Rama reagon për tragjedinë në Himarë: Fajtori të marrë ndëshkimin ekstrem!

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë ditën e sotme në plazhin e Potamit në Himarë, ku një vajzë e mitur 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas në breg të detit nga një gomone.

Rama thotë se tragjedia e familjes që humbi vajzën është rrëqethëse. “Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem”, shkruan Rama teksa nuk kursen as kritikat për disa politikanë për të cilët thotë se presin tragjedi të tilla që t’i shfrytëzojnë për luftë politike.

Reagimi i Ramës:

Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?