Ky është Alban Meneri, i cili dhunoi për vdekje fqinjin e tij në Tiranë.

Aktualitet

Personi që shihni në foto është Alban Meneri, i cili dhunoi për vdekje fqinjin e tij në Tiranë.

Alban Meneri dhunoi Nikolin Stakën 56 vjeç. 51-vjeçari e ka goditur me grushta në pjesën e qafës fqinjin, duke i shkaktuar hemorragji. Hemorragjia ka qenë edhe shkaku që më pas i ka shkaktuar edhe vdekjen 56-vjeçarit.

Bëhet me dije se Meneri ka qenë duke debatuar me një grua për vend-parikimin, kur Staka ka ndërhyrë nga banesa e tij për sherrin.

“Çfarë bën, si nuk të vjen zor që zihesh me gra”, mësohet t’i ketë thënë viktima 51-vjeçarit. Autori i ka kërkuar që të zbresë poshtë. Kur viktima ka zbritur në sheshin e pallatit autori ka nisur ta qëllojë me grushta.

Policia ka arrestuar autorin, i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

“Plagosi rëndë një shtetas, i cili si pasojë humbi jetën, vihet në pranga 51-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural” njoftoi policia.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?