Klubi violë i fiksuar pas shqiptarëve, jo vetëm Bajrami në listë
Legjionarët kuqezi mbeten në modë në Serie A, interesimi për futbollistët shqiptarë është i madh edhe në këtë sesion të merkatos. Nedim Bajrami është një nga lojtarët më të lakuar, teksa Fiorentina po bën gjithçka për të siguruar shërbimet e fantazistit.
Përcaktues në këtë tratativë shihej Zurkowski por sipas mediave italiane, Fiorentia është e gatshme të afrojë Bajramin edhe pa qenë e nevojshme përfshirja e polakut në marrëveshje, por në këtë rast nga Empoli kërkohet një çmim i arsyeshëm.
Në të njëjtën kohë, Fiore mbetet në kërkim edhe të një qendërmbrojtësi, për këtë pozicion emri i Marash Kumbullës është mes favoritëve. Roma e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të privohet nga kartoni i yllit kuqezi, për këtë arsye, Fiorentina është e gatshme të paraqes një ofertë të re, për një huazim të Kumbullës me të drejtë blerje.