Gledis Nano shkarkon nga detyra Drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj

Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit ka urdhëruar ditën e sotme disa ndryshime në strukturat drejtuese të forcave të rendit.

Mësohet se Nano ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë kriminale, Tonin Vocaj, duke e zëvendësuar atë me Neritan Nallbatin. Vocaj ndërkohë është emëruar zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë, në vend të Albert Dervishajt, i cili mësohet se do të emërohet në Akademinë e Policisë.

Më vonë pritet që Nano të dalë me një deklaratë ku të njoftojë këto ndryshime.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?