SPRINT NEWS ALBANIA

Teknologji

Një asteroid do të kalojë shumë afër Tokës të shtunën

Një asteroid do të kalojë shumë afër Tokës të shtunën e ardhshme, sipas një përditësimi të shërbimit të NASA-s.
Me një gjatësi të vlerësuar prej 122 metrash, asteroidi 2016 CZ31 është në rrugën e tij drejt planetit tonë dhe pritet të kalojë rreth 2.8 milionë kilometra nga sipërfaqja e Tokës

Afrimi i asteroidit parashikohet në orën 2.02 të mëngjesit të së shtunës sipas laboratorit Jet Propulsion të agjencisë amerikane të hapësirës.
Shpejtësia e asteroidit është rreth 55,500 kilometra në orë, që është rreth 17 herë më e shpejtë se një plumb nga një armë dhe rreth një e pesta më e shpejtë se rrufeja.

Ky asteroid nuk konsiderohet “potencialisht i rrezikshëm” sepse gjatësia e tij nuk i kalon 150 metra, megjithëse distanca maksimale e tij nga planeti ynë më 30 korrik do të jetë dukshëm më e vogël se distanca e vigjilencës prej 7.5 milionë kilometrash. Për t’u klasifikuar si “potencialisht i rrezikshëm” duhet të plotësojë të dy kriteret.

(https://swordstoday.ie/nasa-warns-of-giant-asteroid-passing-near-earth-next-saturday-30-dangerous-metro-world-news-brazil/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?