Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat ka vijuar denoncimet për inceneratorin e Tiranës. Ajo ka bërë me dije detaje nga dosja që i ka dorëzuar SPAK.
“Me inceneratorin e Tiranës aq më shumë varfërohen qytetarët e Tiranë dhe të Shqipërisë. Disa ditë më parë, javën e kaluar kam dorëzuar në SPAK materiale të tjera sqaruese, duke plotësuar dosjen e inceneratorin e Tiranës. Edhe pse në këto muaj të nxehtë mund të jetë e vështirë për të punuar, vazhdoj me këmbëngulje për të vijuar hetimet. Sot do ju bëj me dije materialin që ia kam dorëzuar SPAK. Ia kam lehtësuar punën. E kam shpërndarë dhe në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare.”, tha Kryemadhi.
vijon…