U lidh me gruan e tij, Elon Musk i kërkoi falje në gjunjë bashkëthemeluesit të ‘Google’

Bota Stil/Jetë

Bashkëthemeluesi i ‘Google’, Sergey Brin, bëri kërkesë për divorc pasi mësoi se gruaja e tij e tradhtoi me Elon Musk – ndërkohë që Brin mbështeti kompaninë e tij të makinave elektrike, Tesla, gjatë krizës financiare të vitit 2008- sipas një lajmi bombë të shpërndarë me shpejtësi së fundmi. Dy titanët e teknologjisë ishin miq prej kohësh – me Musk i cili ka thënë se për vite me radhë ai shkonte rregullisht në shtëpinë e Brin – deri në zbulimit t lidhjes së themeluesit të ‘Tesla’ me Nicole Shanahan, gruan e Brin, vitin e kalua

Brin dhe Shanahan ishin të ndarë, por ende jetonin së bashku në kohën e lidhjes së saj me Musk në dhjetor, tha një person i afërt i saj për ‘The Wall Street Journal’. Brin, i cili ka një pasuri prej 90 miliardë dollarësh, bëri kërkesë për divorc në janar, duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si shkak i kërkesës së saj. Deklarata erdhi disa javë pasi Brin zbuloi se Shanahan ishte lidhur me njeriun më të pasur në botë, thanë për Journal njerëz të njohur me këtë çështje. Brin urdhëroi gjithashtu këshilltarët e tij financiarë që të likuidonin investimet e tij në kompanitë e ndryshme të Musk në mes të tensionit në rritje mes miliarderëve, thanë burimet për Journal. Në vitin 2008, Brin i dha Musk 500,000 dollarë për Teslën, kur ajo po përpiqej të rriste prodhimin në mes të Recesionit të Madh. Musk, tani me pasuri që kap një vlerë prej 253 miliardë dollarësh, e shpërbleu më vonë Brin duke i dhënë atij një nga SUV-të e parë tërësisht elektrikë të Teslës.

Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se Elon Musk iu ul në një gju dhe i kërkoi falje bashkë-themeluesit të ‘Google’ pasi ai zbuloi aferën. Thuhet se ai i kërkoi falje shokut të tij të gjatë në një festë në fillim të këtij viti. Brin pranoi faljen e Musk, por ende nuk flet me të rregullisht

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?