Berisha firmos emërimin e sekretarit të marrëdhënieve ndërkombëtare në PD.

Aktualitet Politike

Në fjalën e tij Berisha njoftoi edhe emërimin e sekretarit të marrëdhënieve ndërkombëtar të PD. Bëhet fjalë për Enri Ceno, “një politikan i ri , i diplomuar për drejtësi, u shpreh Berisha.

“Paraqes para PD-së dhe opinionit sekretarin për marrëdhëniet ndërkombëtare, që sipas statusit emërohet kryetari, Enri Ceno. Është një politikan i ri i diplomuar për drejtësi, ka një master në Londër për marrëdhënie ndërkombëtare dhe biznes dhe një seri kualifikimesh në SHBA, në fusha të ndryshme politike. Duke emëruar zotin Ceno në këtë funksion shpreh bindjen më të madhe se zoti Ceno do të përmbushë me dinjitet të plotë këtë detyrë shumë të rëndësishme të PD-së.”, tha Berisha

 

 

 

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?