McFarland: Shqipëria, bashkëpunëtor strategjik i SHBA-së për paqen në rajon

Te tjera

Deputetet e Kuvendit kanë zhvilluar një takim me zv/ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Politike të Kombeve të Bashkuara, David McFarland si dhe senatorin Joni Ernst Bashkëdrejtuese e Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit .“Takim shumë i këndshëm me David McFarland, Zv/ ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Politike të Kombeve të Bashkuara i cili përgëzoi rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke e cilësuar një bashkëpunëtor strategjik i SHBA-së në funksion të stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, vijuam takimet me përfaqësues të zyrës së Senatores, Joni Ernst Bashkëdrejtuese e Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit të cilët shprehën mbështetjen e plotë të marrëdhënieve të mira shqiptaro-amerikane dhe vlerësuan arritjet e përbashkëta në konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe perspektivën euroatlantike të të gjithë rajonit”,

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?