“Kur heshtja thyen horizontet si thupra”-Poezi nga Alban Bala

Poezi
KUR TE VDES
Kur te vdes, dua te jem ne rruge
Duke pare diellin sesi bie pas malit
Te mbahem tek horizonti para se bie ne gjunje
E fjalen e fundit t’ja them vec Zotit.
Kur te vdes dua te jem duke ecur.
Hapi i fundit do te jete si i pari.
Dhe qeshjen e dua veshur, dhe pershendetjen
Ta kem drite te paster.
Dhe nese vetem do te jem a me njerez
Vdekja eshte nje kujtim feminie:
Te biesh do te thote te ngrihesh perseri
Po aq i lumtur, i pafajshem, i dlire…
Vetem rruga ndryshon. Cdo hap qe une hedh
Eshte nje rruge e re dhe e panjohur.
Kur te vdes dua te jem duke ardhur, jo duke ikur
Aty ku kam dashur te jem gjithmone.
Fati eshte me ata qe udhetojne.
Zoti me ndihmofte…
Mund të jetë një imazh i liqen, mal, natyra, qiell dhe muzg
Kur heshtja thyen horizontet si thupra!
Kur heshtja thyen horizontet si thupra,
Kur bota behet mur
Kur njerezit ne vitrina jetojne ngjarjesh te huaja
Si manekine pa duar
Kur endrrat qepin syte me pe’ te zi dhe guret
Jane te vetmet fjale qe te kujtojne lumin,
Shtepine, dritaren e perdiellur, rrugen
Asgje nuk ka ndodhur, rrotullo hapat dhe shko
Krejt si dikur
Ne atdheun e femijes, ne malin e padukshem te mbushur
Me gra dhe burra
Mes hijeve te pafund ku pemet flasin shtruar, urte
Gjuhen e harruar te kujteses, ku fushat
Jane bluza te veshura me lule, qepur nga lumi
Me brigjet e nxehte si buze, me ujin
Qe rishpik yjet
Shko ne thellesine e qenies se praruar
Flutur e nje bote te zbukuruar me flutra
Me forma sysh qe shohin ngulte cdo gjurme…
Nese bota ka fund ti je e pafund
Ne kufinjte e tu te humbur
Ku zemra ulet druajtur
Si nje flutur mbi lule…
Mund të jetë një imazh i lule, natyra dhe pemë
NATE TIRANASE
Rrugicash
Drita kruan shpinen
Ne berryla hijesh
Neper xhepa pershendetjesh
Ketu
Gjej ende syte e femijes
Lekuren e njome te endrrave
Mbi fytyren e imet
Te shikimit
Fryn juge
me arome te perzhitur
Dhe njerezit
Si milingonat neper plasa toke
Hyjne
Ne shtepite e zerave prej drite
Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe ambiente të jashtme
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?