Kokainë e hashash, policia arreston 4 të rinj në Tiranë

Aktualitet

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

Në sheshin “Karl Topia”, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. D., pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë më pas dhe e shiste në doza, në sheshin “Karl Topia”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe Komisariatit të Policisë Nr. 6., u bë kapja në flagrancë e shtetasve:

– R. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Petrit Radovica”, gjatë kontrollit fizik, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje;

 

 

 

– E. K., 18 vjeç, dhe J. Ç., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike, të ndara në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi J. Ç., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?