Porosia e Mitrush Kutelit për fëmijët: Mos e shtrembëroni shpirtin.

Kulture

Shkrimtarit, përkthyesit dhe studiuesit të ndaluar Mitrush Kuteli iu rihapën dyert e Akademisë së Shkencave në 115-vjetorin e lindjes. Dorëshkrimi i veprës së tij “E madhe është gjëma e mëkatit” iu dhurua akademisë nga familja, ndërsa pinjollët e tij morën dhuratë dorëshkrimin e sapozbuluar të “Ditarit të bankës kombëtare”. Takimi nisi me një “mea culpa” nga kreu i Akademisë, Skënder Gjinushi, i cili pranoi se shoqëria dhe akademia nuk kanë bërë asgjë për të.

I nëpërkëmburi dhe i mohuari nga regjimi komunist, do të jetë në Akademi pas vitesh ndalimi.

“Kuteli ishte i ndaluar në të tria rastet që ishte mundësia e rikthimit të tij në historinë e letërsisë. Më 1958-1959, akoma më keq në 1967-1968, kur u hartua një vëllim i tretë i historisë së letërsisë shqipe 1912-1939. Mbetën tre të tjerë jashtë, mes të cilëve edhe Mitrush Kuteli. Vazhdonte të mbizotëronte opinioni se ai ishte kolaboracionist. Edhe më 1983 pasi ishte bërë gati teksti, u vendos të përjashtohej”, tha akademiku Shaban Sinani.

 

 

 

Për babanë përtej intelektualit, për prindin përtej figurës së mohuar, për atin që jetonte dy jetë, i biri Pandeli Pasko kujton shembujt që mori prej tij.

Ai vëren se babai “ishte njeriu i qetë që dinte të imponohej, njeriu punëtor dhe i drejtë”.

“Nuk arrij të kuptoj se si ai në atë ngushticë që jetonim në arriti të punonte e të nxirrte ato kryevepra si shkrimtar e përkthyes. Atëherë ai ishte për ne babai i shumëdashur që gjente kohë edhe të na nxirrte shëtitje. Në ato kushte ishin krijuar dy botë, një e jashtme e frikshme dhe një e brendshme me familjen. Porosia e tij për ne ishte haptazi, ‘kujdes nuk duhet t’ju shtrembërohet shpirti’. Ai vetë e dha këtë shembull e nuk u përkul. Mund të kishte bërë edhe ai ndonjë poezi për pushtetin, por nuk ai nuk u dha”, thotë Pandeli Pasko, i biri i Mitrush Kutelit.

Teksa u nderua me titullin “Nderi i Akademisë së shkencave”, për dekada Kuteli mbeti jashtë dyerve. Puna e tij në bankën e Shqipërisë në vitet e luftës do t’i kthehej në lak në vitet pas saj. Një ndër themeluesit e prozës moderne, do të përjetonte burgun dhe do të shuhej para kohe.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?