Lidhje me inceneratorët, SPAK pezullon aktivitetet e disa prej kompanive

Aktualitet

SPAK pezullon disa nga kompanitë që ishin aktive në lidhje me inceneratoret. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Gazetarja Lala ka siguruar emrat e tre prej këtyre kompanive, që janë; Froggy, Best Services, Frogy 03.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo lëvizje e SPAK vjen disa ditë pas denoncimeve publike të bëra nga Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit denoncoi publikisht se disa kompani fiktive kishin bërë evazion fiskal përmes skemës abuzive të inceneratorëve.

Mes pronarëve të këtyre kompanive figurojnë emra të moshuarisht që nuk kanë lidhje me to. Madje ata deklaruan se nuk ishin fare në dijeni se zotëronin kompani.

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?