SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Berisha sfidon publikisht Evi Kokalarin

Sali Berisha, i përgjigjet publikisht akuzave të demokrates Evi Kokalari, e cila ka akuzuar Belind Këlliçin se ka manipuluar votat për Këshillin Kombëtar të PD, duke paralajmëruar edhe nxjerrjen e fakteve dhe provave për këtë

I ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, Berisha sfidoi publikisht Kokalarin, duke i thënë se votat janë të gjitha aty dhe kush të dojë mund t’i rinumërojë.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Zgjedhja e Kryesisë së PD, cdo votë është projektuar në mur, nëse e keni parasysh. Numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar është bërë para kamerave, me mikrofon në tavolinë, dhe këto janë të gjitha të filmuara. Sa i përket Këshillit Kombëtar, është shumë e vërtetë, kanë ardhur njerëz tek unë e më kanë thënë që “kam qenë i 30 në listë dhe tani nuk jam”. I kam thënë “miku im, zgjidh 3 vetë dhe shko numëro cdo votë”. Edhe sot votat janë ruajtur, për këdo që do t’i numërojë.
Rakipllari: Po këto pretendimet që ka Kokalari?
Berisha: Nëse ti pretendon, unë nuk kam asnjë mekanizëm tjetër, vetëm të të jap akses të plotë që të rinumërosh cdo votë. Të gjejë një njeri që thotë “kërkova të numëroj votat, e nuk më lejuan”.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?