Rama mesazh ngushëllimi japonezëve për Shinzo Abe
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
Rama shprehu ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit, i cli u qëllua sot me armë zjarri gjatë një fjalimi elektoral.
Megjithatë, brenda ngushëllimit kishte edhe një mesazh për Sali Berishën, që dje deklaroi se ai dhe Rama janë “armiq”.
MESAZHI I RAMËS
“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar!”