Napoli i fiksuar pas yllit kuqezi, në Itali zbulojnë skenarët

Sport

Napoli bëhet gati të nis sezonin e ri, pas dy ditëve teste fizike dhe mjekësore, ekipi zbret në fushë nën urdhrat e Spallettit dhe stafit të tij. Blutë kanë qëndruar pasiv në këtë merkato vere, të paktën deri më tani, pasi merkato në hyrje lidhet ngushtë me shitjen apo jo të Victor Osimhen.

Sipas ekspertit të merkatos, Alfredo Pedulla, Osimhen mund të largohet gjatë verës ku klube si Bayern Munich dhe Man.United e ndjekin nga pranë. Osimhen shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowskit dhe C.Ronaldo-s.

Broja

Gjithnjë sipas Pedulla, Napoli e ka rezervuan Brojën që në mesin e muajit mars. Edhe vetë sulmuesi kuqezi i ka “shkelur syrin” Napolit, duke dhënë pëlqimin e tij për një transferim të mundshëm, gjithnjë nëse Chelsea nuk e përfshin në planet për sezonin të ti.

Mediat e tjera italiane ka një tjetër version. Ikën apo jo Osimhen, Broja mbetet sërish prioritet pasi shihet si zëvendësuesi i Petagnba që kërkohet nga Monza apo si zëvendësuesi i Dries Mertens

 

 

 

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?