Sadizmi ose dhuna në s*ks çfarë është, kush e krijoi si term?

EROS

Donatien Alphonse François, Marquis de Sade (1740 – 1814),  ishte një nga shkrimtarët më të suksesshëm të kohës së tij.
E megjithatë, e kaloi pjesën më të madhe të jetës pas hekurave të burgut. Romanet e tij frymëzuan termin “sadist” – ”një person që sjell kënaqësi, veçanërisht kënaqësi seksuale, nga shkaktimi i dhimbjes ose poshtërimit të të tjerëve”.

Kryevepra e tij është “120 ditët e Sodomës”,  por gati me të njëjtën famë janë edhe “Justini” , “Fatkeqësitë e Virtytit” , “Filozofia në dhomën e gjumit” , Historia e Zhuljetës, motra e saj” ,“Shkolla e libertinëve”  etj

Ai pretendonte të ishte një përkrahës i lirisë absolute, i pakufizuar nga morali, feja apo ligji. Fjalët sadism dhe sadist rrjedhin nga emri i tij.

Gjithsesi, në vitin 2017, Franca e shpalli një “thesar kombëtar” veprën e tij. Por, a ishte Sade një pornograf apo filozof dhe përse emri i tij vazhdon të shkaktojë debate kaq të forta?

Edhe dy shekuj pas vdekjes së tij, Sade (1740-1814) mbetet një figurë që shkakton polemika.
Nga njëra anë emri i tij lidhet me shkëlqimin në literaturë dhe nga ana tjetër ai mbahet përgjegjës për krijimin e terminologjisë së seksit të dhunshëm.

Emri i tij lidhet me Revolucionin Francez dhe sulmet në fortesën e Bastijës.
Nga ana tjetër, ai emër, lidhet me përdhunimet, terrorin seksual dhe torturat.
Ky është Sade dhe sadizmi./ Neutrale/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?