Rama: “Parashikohet ndërtimi i një baze navale në Porto Romano”

Aktualitet

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një konference sot me gazetarët ka pohuar se në portin e Durrësit, në Porto Romano, përveç pjesë komerciale dhe tregtare, parashikohet të ndërtohet dhe një bazë ushtarake e NATO-s, për të cilën i është bërë ftesë kësaj të fundit për ta financuar.

“Po ashtu kemi folur atje për projektin tonë dhe së shpejti do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin për propozimin tonë që ka ngjallur interes dhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit, që do të jetë në Porto Romano dhe veç pjesës komerciale, parashikohet të ketë dhe një pjesë ushtarake.

Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me ekipin tonë të ekspertëve dhe të aleancës, për të parashtruar në detaje projektin. NATO ka hyrë në fazë të re të bashkëfinancimit të projekteve të posaçme, aktualisht po ndërtohet baza taktike e NATO-s ne Kuçovë, financim i huaj, ndërsa porti, ne natyrisht do financojmë vetë pjesën komerciale dhe kemi ftuar NATO  për bashkëfinancim në bazën ushtarake”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?